Dita e shtatë e luftimeve: Raportohet se rusët kanë pushtuar qytetin Kherson
Publikuar:
(02.03.2022 09:48:41)
Trupat ushtarake ruse pretendojnë se janë futur në qytetin Kherson të Ukrainës.
Nëse këto pretendime janë të sakta atëherë ky do të jetë qyteti më i madh i pushtuar deri më tani nga rusët.
Gjatë natës është raportuar se trupat ruse janë parë në rrugët e këtij qyteti. Porti dhe hekurudha raportohet se janë në kontrollin e forcave ruse.
Kombet e Bashkuara kanë raportuar se deri tani janë vrarë 136 civilë në mesin e tyre 13 fëmijë.
Ndryshe trupat ushtarake ruse janë në ofensivë për pushtimin e Ukrainës dhe qëllimi final është rrëzimi i Qeverisë legjitime të këtij shteti.
Forcat ruse kanë mohuar se janë duke kryer krime të luftës në Ukrainës gjersa Bashkimi Evropian ka tërhequr vërejtjen se krimet do të ndëshkohen./Shqip.com