Dita e pestë e barrikadave në veri të Kosovës

Foto nga arkivi i Shqip.com

Foto nga arkivi i Shqip.com

Sot, është dita e pestë që nga vendosja e barrikadave në veri të Kosovës.

Barrikadat e ngritura nga serbët lokal atje, janë në shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-policit, Dejan Pantiqit.

Pantiq po dyshohet se ka organizuar sulm terrorist nda zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në veri me 6 dhjetor.

Që nga 6 dhjetori, në veri të Kosovës janë shënuar një sërë incidentesh të armatosura.

Me 10 dhjetor, serbët  në veri të Kosovës kanë vendosur barrikada me qëllim të pengimit të dërgimit të ish-policit, Dejan Pantiç drejtë organeve të drejtësisë.

Siç kanë konfirmuar nga Policia, bllokimi i rrugëve ka ndodhur në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok duke pamundësuar kështu lëvizjen e lirë dhe mallrat.

Po ashtu në Rudarë të Komunës së Zveçanit ata kanë vendosur dy kamionë me gurë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se Pantiqi dyshohet se ka organizuar sulm terrorist në zyrat e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.

Krahas kësaj, me datën 8 dhjetor është plagosur një pjesëtar i Policisë së Kosovës në veri si dhe janë shënjëstruar policia në rrugën që shpie për në Bërnjak- Ata iu kanë kundërpërgjigjur sulmit.

Në këtë gjendje gjeopolitike të Kosovës, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë qenë në Kosovë ku janë takuar me krerët e shtetit.

Lajçak ka thënë se tensionet nuk i ndihmojnë askujt, ndërsa Escobar ka thënë që pret të implementimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Pas takimit me krerët e Qeverisë së Kosovës, ndërkombëtarët do të qëndrojnë edhe në Serbi për të diskutuar lidhur me situatën aktuale në mes dy vendeve.