Dhjetë persona u vranë dhe 35 u plagosën nga sulmi me raketa në Kharkiv

Rrënojat nga sulmet me raketa në Ukrainë

Të paktën 10 persona janë vrarë dhe 35 u plagosën në sulmet me raketa nga forcat ruse në qendër të Kharkiv sot, tha këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Herashchenko.

Sulme të ngjashme vranë dhe plagosën dhjetëra në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i vendit me 1.5 milion banorë, një ditë më parë, raporon The Guardian.

Në një postim në rrjetet sociale, Herashchenko paralajmëroi se do të ketë edhe më shumë viktima dhe të plagosur.

Kharkiv – qyteti i dytë më i madh i Ukrainës

“Gërmadhat po pastrohen dhe do të ketë edhe më shumë viktima dhe të plagosur”, deklaroi Herashchenko.

Ndër tjerash ai shtoi 10 persona u zbuluan të gjallë nën rrënoja ndërsa punonjësit e shpëtimit pastronin mbeturinat.