Deputetja ukrainase krah Kosovës: Sovraniteti nuk duhet të shkelët

Deputetja e Parlamentit të Ukrainës, Inna Sovsun ka thënë se vendi i saj qëndron me Kosovën në këto kohë të tensionuara.

Përmes një postimi në Twitter, Sovsun tha se Serbia po e përshkallëzon edhe njëherë konfliktin me Kosovën

“Në këto momente të tensionuara, kur Serbia po përshkallëzohet edhe një herë konflikti me Kosovën, unë shpreh qartë mbështetjen time për kosovarët”, shkroi Sovsun.

Deputetja ukrainase ka edhe një mesazh për shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilën si dhe për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanit.

“Mimoza Kusari dhe Vjosa Rama, Ukraina qëndron me Kosovën. Sovraniteti juaj nuk duhet të shkelët, Mos iu dorëzoni shantazhit perandorak”.

Vlen të theksohet se këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar sot pritet që të takohen me krerët e shtetit të Kosovës.

Siç raporton REL, takimet e ndërkombëtarëve me qeveritarët do të zhvillohen në orët e pasditës ndërsa, me krerët e opozitës do të takohen ditën e marte.

Ky takim në mes udhëheqësve të Kosovës dhe përfaqësuesve amerikan erdhi në kohën kur veriu i vendit është i tensionuar.