Delegacioni i Hamasit në Kajro për të diskutuar planin egjiptian të paqes

Një delegacion i zyrtarëve të Hamasit pritet të udhëtojë sot në Kajro për të ofruar “vëzhgimet” e tyre mbi një plan egjiptian për një armëpushim, raporton Times of Israel . Plani iu prezantua zyrtarëve të Hamasit dhe Xhihadit Islamik javën e kaluar kur udhëheqësit e të dy grupeve vizituan kryeqytetin egjiptian. Burime pranë Hamasit thonë se plani trefazor i Kajros kërkon armëpushim të rinovueshëm, lirim të pengjeve izraelitë në këmbim të të burgosurve palestinezë në Izrael dhe, së fundi, një armëpushim për t’i dhënë fund luftës së shkaktuar nga sulmi vdekjeprurës i 7 tetorit. Dokumenti gjithashtu parashikon krijimin e një qeverie palestineze të teknokratëve, pas bisedimeve që përfshijnë “të gjitha fraksionet palestineze”, e cila do të jetë përgjegjëse për qeverisjen dhe rindërtimin e Gazës pas luftës. Zyrtari i Hamasit, duke folur në kushte anonimiteti, i tha AFP- së se vizita ishte planifikuar nga byroja politike e Hamasit me bazë në Katar. Dje Egjipti konfirmoi se kishte paraqitur një propozim kornizë për t’i dhënë fund luftës.