Dalin në pah – detaje të sulmeve me raketa gjatë natës

Mediat ukrainase raportojnë se një kullë televizive pranë Rivne, në perëndim të Kievit, u dëmtua si rezultat i një sulmi me raketa ruse, shkruan BBC.

Sipas mediave, kreu i administratës rajonale të Rivne, Vitaliy Koval, tha se kulla ishte dëmtuar nga një sulm ajror rus.

Koval tha se shërbimet përkatëse po punojnë në vendngjarje dhe detajet janë ende duke u sqaruar. Kulla e TV ndodhet 15 km (9 milje) nga Rivne.

Nuk ka ende informacione për viktimat dhe të plagosurit. BBC – shkruan se – nuk ka qenë në gjendje ta konfirmojë këtë në mënyrë të pavarur.

Agjencia UNIAN ka thënë se në fshatin Stavische , në rajonin e Zhytomyr, një sulm me raketa synoi ndërtesa administrative. UNIAN thotë se katër persona u plagosën dhe shtatë ndërtesa u shkatërruan në sulm.