Çka ndodhi në Ukrainë – gjatë natës
Pavarësisht se trupat ruse zënë pozicione vetëm 30 km (19 milje) larg kryeqytetit, Kievi mbetet në duart e Ukrainës dhe shtetrrethimi dy-ditor në qytet është hequr, shkruan CNN.
Qyteti i Chernihiv në veri-lindje është përballur me granatime të rënda nga trupat ruse gjatë natës, por mbetet në duart e Ukrainës.
Ministria ruse e mbrojtjes ka pranuar se forcat e saj kanë pësuar humbje gjatë pushtimit të saj në Ukrainë, duke pretenduar për ditë se nuk kishte pësuar viktima.
Ndërkohë, raportet brenda natës sugjerojnë se diktatori bjellorus Alexander Lukashenko po përgatitet të dërgojë disa nga ushtarët e tij për t’iu bashkuar pushtimit rus.
Diku tjetër, banka qendrore e Moskës po përpiqet të frenojë ndikimin e sanksioneve perëndimore në ekonominë ruse duke rritur normat e interesit dhe duke ndaluar agjentët të shesin letrat me vlerë të mbajtura nga të huajt.
Dhe kancelari i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak i ka ndaluar institucionet financiare britanike nga transaksionet me Bankën Qëndrore ruse, Ministrinë e Jashtme dhe fondin sovran të pasurisë së vendit.