Çitaku: Sot është ditë feste për demokracinë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku përmes një konference për media ftoi qytetarët e komunave të Kosovës, të cilët janë në balotazh, të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Siç tha ajo, kjo e diel është ditë feste për demokracinë në Kosovë.

“Është dita vendimtare kur ju jepni verdiktin për të ardhmen katërvjeçare për komunën tuaj”, u shpreh ajo para mediave.

“Andaj ju ftoj sërish të gjithë juve që keni të drejtë vote, por nuk e keni shfrytëzuar që të dilni të votoni për ata që do të jenë udhëheqësit tuaj në katër vitet e ardhshme”.

Të dielën e 14 nëntorit është duke u zhvilluar raudi i dytë i zgjedhjeve lokale.

Qytetarët e 21 komunave votojnë për të zgjedhur kryetarin e tyre për katër vitet e ardhshme.

Në raudin e parë, PDK-ja ka fituar katër komuna, ndërsa në balotazh është në tetë të tjera.