Chollet tregon arsyen e anulimit të vizitës në Kosovë

Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet gjatë ditës së sotme duhej ta vizitonte Kosovën.

Mirëpo kjo vizitë e tij në Kosovë nuk ndodhi. Vetë Chollet përmes një postimi në Twitter e ka treguar arsyen e mos realizimit të vizitës së tij.

“Më vjen keq që do të më duhet të shtyj udhëtimin tim në Ballkan dhe Bruksel për shkak të një testi pozitiv për COVID. Unë do të mbetem i angazhuar në të gjitha çështjet në rajonin e Ballkanit dhe mezi pres të bëj udhëtimin në fillim të vitit të ardhshëm”, ka shkruar Chollet.

Në anën tjetër sot gjatë ditës zëvendës ndihmës sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar ka zhvilluar takim me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.