Bujar Osmani viziton Ukrainën, mirëpritet nga Ministri i Jashtëm i Ukrainës
Publikuar:
(27.05.2022 14:53:47)

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka vizituar shtetin e Ukrainës.
Ai është pritur nga homologu i tij nga Ukraina, Dymytro Kuleba.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga vetë Kuleba në Twitter.
“Mirëprita në Kiev shokun tim nga Maqedonia, Bujar Osmanin, pasi ai vizitoi Irpinin dhe pa pasojat e barbarizmit rus. Ne bashkëpunojmë ngushtë në rrugën tonë të përbashkët të integrimit në BE. Ukraina, Maqedonia e Veriut dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor e bëjnë Evropën më të fortë dhe më konkurruese globalisht”, ka shkruar Kuleba.
Kjo nuk është hera e parë që dikush nga Maqedonia e Veriut viziton Ukrainën që nga koha kur ka filluar lufta./Shqip.com