Britania e Madhe do të vendosë sanksione ndaj Putinit dhe Lavrovit

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, ka bërë të ditur se Britania e Madhe do të vendosë menjëherë sanksione kundër presidentit rus, Vladimir Putin dhe ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov.

Një zëdhënëse e zyrës së kryeministrit të Britanisë, tha se gjatë një bisede telefonike me liderët e NATO-s të premten, kryeministri Boris Johnsom paralajmëroi Putinin “po angazhohej në një mision revanshist për të përmbysur rendin e pas Luftës së Ftohtë” dhe se “ambiciet e tij mund të mos ndalen këtu dhe se kjo ishte një krizë euroatlantike me pasoja globale”, raporton BBC.

“Kryeministri u kërkoi udhëheqësve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme kundër Swift për të shkaktuar dhimbje maksimale mbi presidentin Putin dhe regjimin e tij”, thuhet në deklaratë.

Ky ndalim vjen pas paketës së sanksioneve që Mbretëria e Bashkuar njoftoi dje, e cila do të shohë bankat kryesore ruse të përjashtuara nga sistemi financiar i Mbretërisë së Bashkuar mes masave të tjera./Shqip.com