Britania e Madhe do të ndalojë të gjitha anijet ruse nga portet e saj
Britania e Madhe do të ndalojë të gjitha anijet ruse të hyjnë në portet e saj, tha të hënën Sekretari i Transportit Grant Shapps.
“Sot u kam shkruar të gjitha porteve të Britanisë së Madhe duke u kërkuar atyre që të mos ofrojnë akses në asnjë anije ruse me flamur, të regjistruar, në pronësi, të kontrolluar, me qira ose të operuar”, tha Shapps në një postim në Twitter, raporton CNN.
Shapps ndau një letër drejtuar të gjitha porteve të Britanisë së Madhe ku thuhej se “Departamenti i Transportit nuk e konsideron të përshtatshme që anijet ruse të vazhdojnë të hyjnë në portet e Britanisë së Madhe”, pas sulmeve “të paprovokuar, të paramenduar” kundër Ukrainës.
“Sektori detar është themelor për tregtinë ndërkombëtare dhe ne duhet të luajmë rol në kufizimin e interesave ekonomike të Rusisë dhe të kërkojmë llogari nga qeveria ruse,” vazhdoi Shapps.
Shapps tha se legjislacioni do të pasonte për të zbatuar ndryshimin.