Borrell konsideron se Rusia është duke shkelur ligjet e luftës

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka deklaruar se bombardimi i infrastrukturës së civilëve në Kharkiv të Ukrainës nga forcat ruse paraqet shkelje të rregullave të luftës. 

Ai ka deklaruar se BE-ja është në anën e Ukrainës.

“Granatimi i infrastrukturës civile në ditën e djeshme në Kharkiv paraqet shkelje të ligjeve të luftës. BE-ja qëndron në këto momente dramatike me Ukrainën”, ka shkruar në Twiter.  

Ndryshe  në ditën e gjashtë raportohet se janë vrarë 102 civilë por frika është se ky numër është më i madh. Rusia nuk është duke hequr dorë nga plani i saj për pushtimin e territorit të Ukrainës./Shqip.com