Borrell: Koha për zgjidhje përfundimtare të konfliktit Izrael-Palestinë

“Ne nuk duhet të flasim vetëm për situatën aktuale në Gaza. Duhet të fillojmë të mendojmë për zgjidhjen e pasluftës. Kjo është diçka në të cilën ministrat duhet të fokusohen në diskutim. Çfarë do të ndodhë më pas, si mund të përballemi me situatën në Gaza jo vetëm me rindërtim, por për të ofruar një zgjidhje të integruar për çështjen palestineze. Ky është problemi i vërtetë politik me të cilin duhet të përballemi: pra zgjidhja përfundimtare e konfliktit midis Izraelit dhe Palestinës që ka arritur këtë nivel të lartë tmerri”. Kështu deklaroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell. Ai shtoi më tej: “Ne duhet të kërkojmë paqe për ta. Zgjidhja për Gazën nuk mund të izolohet. Unë do të diskutoj me ministrat se çfarë mendojnë, çfarë mbështesin dhe çfarë refuzojnë”, shtoi ai.