Blinken, Netanyahut: Nuk do ta pushtoni Gazën


Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken deklaroi se i kishte thënë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se “nuk mund të ketë një riokupim të Gazës nga” shteti hebre, por pranoi se “mund të ketë nevojë për një periudhë tranzicioni për efekt sigurie në Rripin e Gazës”. Këtë e kanë raportuar mediat amerikane. Duke folur për ABC, Blinken tha se “kur bëhet fjalë për të ardhmen e Gazës, sipas gjykimit tonë ajo duhet të jetë nën sundimin palestinez dhe duhet të ketë gjithashtu siguri. Është e domosdoshme, nëse duam të kemi paqe dhe siguri të qëndrueshme. se ne në fakt ecim përpara për të siguruar që palestinezët të kenë të drejta politike, aftësi për të qeverisur veten dhe për të marrë vendime për të ardhmen e tyre në shtetin e tyre”, shtoi shefi i diplomacisë amerikane.