Blinken: NATO nuk do konflikt, por nëse vjen, është gati për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit

Sekretari amerikan i shtetit, zhvilloi një takim këtë mëngjes me ministrat e Jashtëm të NATO-s dhe BE-së në Bruksel, ku u trajtua çështja e luftës në Ukrainë.

Ai tha se NATO do të mbrojë të gjithë aleatët dhe territorin e saj kundër një sulmi rus, raporton Reuters.

“E jona është një aleancë mbrojtëse. Ne nuk kërkojmë konflikt. Por nëse konflikti vjen tek ne, ne jemi gati për të dhe do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s,” u tha ai gazetarëve, ndërsa dënoi ato që ai i quajti sulmet ruse ndaj civilëve në Ukrainë.

“Dhe brenda natës, ne kemi parë gjithashtu raporte për sulmin kundër një termocentrali bërthamor. Kjo thjesht tregon pamaturinë e kësaj lufte dhe rëndësinë e përfundimit të saj dhe rëndësinë që Rusia të tërheqë të gjitha trupat e saj dhe të angazhohet me mirëbesim në përpjekjet diplomatike.”

Gajtë fjalës së tij Blinken tha po ashtu se aleanca e NATO-s qëndron e bashkuar dhe çdo aleat po i vjen në ndihmë Ukrainës./SHQIP.com