Blinken flet për shtet palestinez gjatë bisedës me homologun saudit
Publikuar:
(19.12.2023 10:47:51)

Sekretari amerikan i Shtetit Blinken nënvizoi angazhimin e administratës Biden për krijimin e një shteti palestinez gjatë një bisede telefonike me homologun e tij saudit, Princin Faisal bin Farhan. Blinken, sipas një raporti amerikan të cituar nga Times of Israel, theksoi gjithashtu “rëndësinë e adresimit urgjent të nevojave humanitare në Gaza dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të konfliktit”.