Mediumi zviceran: Zgjedhjet lokale janë “provë e rëndësishme” për Albin Kurtin dhe partinë e tij

Albin Kurti duke votuar.

Për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe partinë e tij, zgjedhjet lokale janë një “provë e rëndësishme”, transmeton Shqip.com.

Kështu ka raportuar mediumi zviceran “Blick.ch” teksa ka njoftuar për zgjedhjet që po mbahen të dielën në Kosovë.

Sipas këtij mediumi, shumë votues nga Zvicra kanë udhëtuar drejt Kosovës për të shfrytëzuar të drejtën e tyre.

Tutje, ky medium ka treguar se në zgjedhjet e parakohshme nacionale më 14 shkurt, “politikani i së majtës triumfoi qartë me lëvizjen e tij Vetëvendosje”.