Bjellorusia shpërblen agjentët e KGB-së

Lukashenko tha në televizionin shtetëror se pasi filloi i ashtuquajturi “operacion special” i Rusisë, disa dhjetëra shoferë u bënë “peng të situatës” dhe duhej të ktheheshin në shtëpi nga shërbimet bjelloruse të sigurisë. Ai tha se dy nga shoferët u vranë.
Ju jam mirënjohës për operacionin e kryer nga ju për të çliruar njerëzit tanë, praktikisht nga robëria”, tha Lukashenko.
Bjellorusia ndan një kufi me Ukrainën dhe Rusia dërgoi trupa nga atje kur filloi pushtimin e saj./Shqip.com