Bislimi tregon kushtin kryesor që kanë shtetet e BE-së për vizat e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka folur lidhur me takimin në Bruksel në të cilin është diskutuar për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Në një emision në ATV, Bislimi tha se kushti kryesor që liberalizimi të hyjë në fuqi është sistemi i ETIAS.
“Kushti kryesor është që liberalizimi të hyjë në fuqi kur BE-ja fillon ta funksionalizojë sistemin ETIAS i cili përdorët për regjistrimin e personave që udhëtojnë drejtë BE-së nga ato vende që e kanë marrur regjimin e lirë të vizave. Mirëpo, ky është proces teknik dhe meqenëse nuk dihet data se kur ky proces mund të fillojë, edhe BE-ja është kundër kësaj ndërlidhje. E para duket si kusht shtesë e që ka një dakordim që nuk do të ketë kritere shtesë për Kosovën e dyta; nuk mund të lidhet një mendim politik me një kriter teknik i cili nuk dihet se kur mund të fillojë”, tha Bislimi.
Sipas Bislimit, elementi i dytë që është kërkuar është harmonizimi i sistemit kosovar të vizave me atë të BE-së.
“Elementi i dytë që është diskutu sot, ka të bëjë me harmonizimin e sistemit kosovar të vizave me atë të BE-së. Ka një serë shtetesh të cilat e gëzojnë lëvizjen e lirë në Kosovë por të cilat janë në regjim të vizave me BE-në dhe ka një kërkesë nga Franca që Kosova ta harmonizojë sistemin e saj me atë të BE-së por as kjo nuk ka marrur mbështetje”.
Zëvendëskryeministri tha se nuk ka pasur asnjë shtet që ka shprehur hezitime ose kundërshtime për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Raportimet që i kemi ne, tregojnë se nuk ka pasur absolutisht asnjë shtet që ka shpreh hezitime ose kundërshtime për liberalizimin e vizave për Kosovë”.
Qëndrimet e shteteve të BE-së për liberalizimin e vizave të Kosovës, Bislimi i ndan në tri lloje.
“Kemi vetëm tri lloje të qëndrimeve; Kemi vendet të cialt pa asnjë rezervë e kanë përkrahur liberalizimin e menjëhershëm të vizave për Kosovën; kemi ato shtete të cilat për arsyeje të dinamikave politike nuk mundur ta jepin qëndrimin zyrtarë sepse disa janë në mandat teknik të qeverive të tyre, por ka edhe nga ato që nuk e kundërshtojnë liberalizimin e vizave por e lidhin atë me disa elemente të tjera që për neve janë kushte të reja por ata pretendojnë që janë teknikalitete”.
Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger ka konfirmuar se Franca, Suedia, Holanda, Spanja dhe Belgjika ishin shtete që nuk ishin pro liberalizimit të vizave për Kosovën.
Ajo ka thënë se në këtë mënyrë këto shtete po përkrahin Serbinë pro-ruse dhe turpërojnë gjithë Evropën.
“Urime, Franca, Suedia, Holanda, Belgjika, Spanja, – kështu promovoni kohezionin brenda Evropës ne kemi nevojë tani, kështu promovoni frymën evropiane… JO. Ju mbështesni Serbinë pro-ruse dhe turpëroni të gjithë pro-evropianët brenda dhe jashtë BE-së. Në cilën anë qëndroni?”, ka shkruar ajo në Tëitter.
Ndryshe, ndryshe, në mbledhjen e mbyllur të Këshillit të Bashkimit Evropian është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.
Siç ka kuptuar REL, ky propozim besohet se është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.
ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit.
Pas shqetësimeve në rritje për terrorizmin dhe krizën me migrantë, zyrtarët evropianë kanë bërë thirrje prej kohësh për menaxhim më të mirë të njerëzve që hyjnë në kufijtë e BE-së.
Ky propozim besohet se është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.
Takimi i radhës i këtij grupi pritet të jetë në nëntor të këtij viti.