Biden thotë se Putini “nuk mund të qëndrojë në pushtet”, reagon Kremlini

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin “nuk mund të qëndrojë në pushtet”, por Shtëpia e Bardhë tha më pas se kjo nuk ishte një thirrje për ndryshim regjimi.

“Për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet,” tha Biden në përfundim të një fjalimi të mbajtur në Kështjellën Mbretërore në Varshavë.

“Qëndrimi i Presidentit ishte se Putini nuk mund të lejohet të ushtrojë pushtet mbi fqinjët e tij apo rajonin. Ai nuk po diskutonte fuqinë e Putinit në Rusi, apo ndryshimin e regjimit”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Zyrtarët amerikanë kishin thënë më parë se largimi i Putinit nga pushteti nuk ishte qëllimi i tyre.

“Për ne, nuk ka të bëjë me ndryshimin e regjimit. Populli rus duhet të vendosë se kush dëshiron t’i udhëheqë,” tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken në fillim të këtij muaji.

Rreth kësaj deklarate kanë reaguar nga Kremlini duke thënë se  “Kjo nuk duhet të vendoset nga zoti Biden”.

“Kjo duhet të jetë vetëm një zgjedhje e popullit të Federatës Ruse”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.