Biden në Kongres: Gati për tiu përgjigjur sulmeve nga Irani

Përgjigja amerikane në Irak “kishte për qëllim ndërprerjen e serisë së sulmeve kundër Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve tanë dhe ndalimin e Iranit nga financimi i milicive”. Këtë e ka thënë presidenti amerikan Joe Biden në një letër dërguar udhëheqësve të Kongresit amerikan. “Ne jemi të gatshëm – shtoi ai – të ndërmarrim veprime të tjera, të nevojshme dhe të përshtatshme, për t’iu përgjigjur kërcënimeve dhe sulmeve të mëtejshme”. Shtetet e Bashkuara kanë goditur bazat në Irak të lidhura me milicitë e mbështetur nga Irani që besohet se janë përgjegjëse për një seri sulmesh me dron që synojnë ushtarët amerikanë. Sipas Pentagonit, përgjigja e SHBA-së rezultoi me vdekjen e “militantëve të Hezbollahut” dhe “shkatërrimin e bazave të përdorura nga milicitë”.