Biden: NATO nuk ka qenë kurrë më e bashkuar për t’iu përgjigjur pushtimit rus

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka deklaruar se NATO është e vendosur të punojë për të mbështetur Ukrainën.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të ofruar mbi 2 miliardë dollarë pajisje ushtarake për Ukrainën. Sistemet kundërajrore, sistemet kundër armaturës, municionet dhe armët tona po përdoren në Ukrainë ndërsa flas unë”, tha Biden, shkruan CNN.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të angazhojnë më shumë se 1 miliard dollarë ndihmë humanitare për të ndihmuar në lehtësimin e miliona ukrainasve të prekur nga lufta në Ukrainë.

Tutje, ka thënë se SHBA gjithashtu është gati të mirëpresë 100,000 refugjatë ukrainas në vend. Presidenti konfirmoi gjithashtu sanksione të reja ndaj qindra individëve dhe anëtarëve të qeverisë ruse.

Presidenti amerikan, theksoi se “NATO nuk ka qenë kurrë, më e bashkuar se tani dhe se  Putini po merr pikërisht të kundërtën e asaj që synonte të kishte si pasojë e hyrjes në Ukrainë.