Biden: Marrëveshja për lirimin e pengjeve fillimi i fundit i dhunës në Lindjen e Mesme
Publikuar:
(24.11.2023 21:48:19)

“Lirimi i pengjeve në Gaza është vetëm fillimi. Ne presim të lirohen më shumë nesër dhe pasnesër”. Kështu tha presidenti amerikan Joe Biden, duke kujtuar se vajza 4-vjeçare amerikane, Abigail, është ende në duart e Hamasit. “Pauza në luftime është një mundësi vendimtare për të sjellë ndihma humanitare në Gaza”, shtoi presidenti amerikan.