Betohet deputeti i ri i PDK-së

Hisen Berisha, deputet i PDK-së Foto: KP

Hisen Berisha, deputet i PDK-së
Foto: KP

Hisen Berisha, deputeti më i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, është betuar të hënën në seancën e Kuvendit.

Para deputetëve, Berisha është betuar, teksa në fund ka bërë përshëndetjen ushtarake.

Ai ka zënë vendin e Uran Ismailit, i cili ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit, pasi është në garë për kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale që mbahen më 17 tetor.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës – Uran Ismaili

Ismaili në fjalimin e tij është shprehur se tani vullneti dhe dëshira e tij janë që t’i përkushtohet tërësisht Prishtinës.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Uran Ismaili ishte më i votuari nga radhët e PDK-së dhe ndër më të votuarit në Kosovë, me rreth 27 mijë vota.