Berisha lëshon seancën: Po rrëshqitni në tradhti ndaj vendit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovë, Hysen Berisha ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Albin Kurti janë duke rrëshqitur në tradhti ndaj vendit.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Berisha ka dhënë kritika për deklaratën e Kurtit i cili tha se plani franko-gjerman është bazë e mirë për Kosovën.

“Keni thirrur një seancë për energjinë dhe po fyeni inteligjencën e popullit shqiptarë të Kosovës dhe po doni me e prezantu situatën si të qetë dhe të mirë, sikur kurrgjë nuk po ndodhë. Se do të ndodhë diçka më e mirë kam shpresu, por nga mbrëmë kur e kam dëgjuar kryeministrin të thotë se projekti franko-gjerman është një bazë e mirë për Kosovën jam i bindur që kryeministri po rrëshqet aty ku e kam paralajmëruar, në prekje të kushtetutës dhe në zhbërjen e të gjitha vendimeve që janë në themelin e këtij shteti e gjakut që është derdhur me pas këtë shtet sot”.

Berisha tha se shumë shpejtë po pret që të merret edhe ndonjë vendim për të marrë Qeveria emrin e ‘merituar’.

“Unë nuk pranojë të jem pjesë e një debati të tillë kur i gjithë vendi është i shqëtësuar për atë se apo dëmtohet integriteti i këtij shteti dhe a po qohet Kosova drejtë ndonjë tradhëtie. Shumë shpejtë po pres që të merrni edhe një hap dhe të merrni emrin e merituar por mos harroni se ai emër ka çmim tradicional”.

Pas kësaj, Hyseni ka lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës duke i thënë kryetari Glauk Konjufcës që ‘lirisht’ mund të ia hjekë mëditjen.

Vlen të theksohet se deklaratat e Hysenit ngjallën reagime në Kuvend nga ana e pozitës dhe shpesh Konjufca ia ndërpriste fjalën duke i thënë që të kthehej në temën për të cilën ishte thirrur seanca.