Bekim Jashari tregon se pse ai dhe familja e tij bën homazhe para se të votojnë

Kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me familjen e tij kanë bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, para se të votojnë.

Arsyeja se pse e kanë bërë këtë, sipas Jasharit është pasi liria që sot gëzojnë është falë këtyre dëshmorëve.

“Arsyeja pse bën homazh është sepse falë këtyre dëshmoreve jetojmë të lirë, ne sot punojmë, ne sot krenohemi që e kemi shtetin sot, ne sot duhet ta nderojmë  e ta respektojmë të kaluarën tonë që të iu tregojmë gjeneratave pas që vinë që si për festa e si për zgjedhje ne duhet ta nderojmë kaluarën”, tha ai.

Familja Jashari do të votojë në shkollën “Ilir Lushtaku”, në Prekaz.