Behgjet Pacolli: Dilni e votoni

Voton Behgjet Pacolli/ Uron për një qeveri që e don Kosovën dhe popullin e  saj - Drenica Press
Behgjet Pacolli

Të drejtën për të votuar e ka shfrytëzuar edhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Ai bëri thirrje që qytetarët të dalin të votojnë dhe të mos rrinë duarkryq, përcjellë Shqip.com.

“Sot është një ditë e mbarë dhe një një fillim i mirë, kisha dashur që qytetarët e Kosovës kudo që gjenden të mundohen të shkojnë te vendvotimi dhe të votojnë, mos të rrinë duarkryq dhe me pritë prej ardhmërisë.

Ardhmëria është në duart tona, ne me votën tonë krijojmë kushte më të mira, kushte demokratike dhe dinjitoze për jetë. Prandaj, vota është e rëndësishme dhe ftoj qytetarët të votojnë masivisht”, tha ai.

Pacolli, votoi në shkollën fillore “Shkëndija”, në Hajvali.