BBC: 150 persona dhe 20 autoambulanca hynë në Egjipt nga Gaza
Publikuar:
(01.11.2023 22:43:50)

Në vendkalimin Rafah janë rreth 350 persona që presin kontrollin e dokumenteve, ndërsa 150 tashmë janë transportuar me autobus për në Egjipt. Për më tepër, 20-30 autoambulanca me persona të lënduar rëndë kanë kaluar kufirin. Këtë e ka bërë të ditur një gazetar i BBC-së, i cili ndodhet në vendkalimin Rafah mes Gazës dhe Egjiptit, ku sot nisi dalja nga Rripi i të plagosurve më rëndë dhe personave me shtetësi të dyfishtë.