Bashkëshortja e Netanyahut i shkruan Papës: Na ndihmo të lirojmë pengjet në Gaza

Sarah Netanyahu, gruaja e kryeministrit izraelit Benyamin Netanyahu, i ka shkruar një letër Papa Françeskut duke kërkuar “ndërhyrje personale” në situatën e pengjeve izraelitë në duart e Hamasit në Gaza.
Shenjtëria juaj – shkruan ajo – ju kërkoj ndërhyrjen tuaj personale në këtë çështje. “Ju kërkoj të përdorni ndikimin tuaj për të kërkuar lirimin e tij pa kushte dhe pa vonesë”.
“Ju kërkoj gjithashtu t’i bëni thirrje Kryqit të Kuq që të vizitojë të gjithë pengjet dhe t’u japë ilaçe jetike”.
“Ndërhyrja juaj – shpjegon Sarah – mund të përmbysë peshoren dhe të shpëtojë jetë të çmuara”.
Sarah Netanyahu u ka bërë thirrje tashmë 33 grave lidere në mbarë botën, përfshirë zonjën e parë Jill Biden, në javët e kaluara.
Gruaja e kryeministrit shkroi se ajo u shpreh në favor të pengjeve të marra nga Hamasi më 7 tetor “si nënë dhe grua”.
“Shtatëdhjetë e tetë ditë pas mizorive, Hamasi ende mban peng 129 burra, gra dhe fëmijë”, shkroi Sarah Netanyahu.
“Shumë prej tyre janë të lënduar dhe të sëmurë. Ata vuajnë nga uria dhe disave u mohohen ilaçet bazë që u nevojiten për të mbijetuar”, përfundon mesazhin e saj drejtuar Papa Fraceskut, bashkëshortja e kryeministrit izraelit Benyamin Netanyahu.