Basha i drejtohet Vuçiqit: Liroji menjëherë policët e kidnapuar

Ish-kryetari i Partisë së Drejtësisë në Shqipëri, Lulzim Basha, e ka quajtur akt të ulët dhe provokativ rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.

“Rrëmbimi i tre punonjësve të Policisë së Kosovës sot nga forcat speciale të Serbisë është një akt i ulët provokativ që synon destabilizim”, ka shkruar Basha në Facebook.

Postimi i plotë:

Rrëmbimi i tre punonjësve të Policisë së Kosovës sot nga forcat speciale të Serbisë është një akt i ulët provokativ që synon destabilizim.

Integriteti dhe sovraniteti territorial i Kosovës është i paprekshëm, i garantuar nga faktori ndërkombëtar dhe akte të tilla janë thjesht dhe vetëm tentativa për përshkallëzim të tensioneve.

Aleksandër Vuçiç duhet t’i ndalojë menjëherë provokimet dhe të urdhërojë lirimin e punonjësve të Policisë së Kosovës!

Kosova dhe Serbia duhet pa humbur kohë të ulen në tavolinën e bisedimeve dhe së bashku me partnerët tanë SHBA dhe BE të gjejnë zgjidhje për situatën e krijuar dhe për t’i dhënë fund me njohjen reciproke të mosmarrëveshjeve që po prodhojnë vazhdimisht tensione. Vetëm në këtë mënyrë do të ruhet paqja dhe stabiliteti rajonal dhe të dy vendet do të fokusohen drejt zhvillimit dhe mirqenies së qytetarëve.