Autoritetet e qytetit: 90 për qind e qytetit të Mariupolit është shkatërruar

Pothuajse 90 për qind e qytetit të Mariupolit është shkatërruar nga sulmet ruse.

Autoritetet e qytetit kanë njoftuar se deri më tani 90 për qind të ndërtesave në qytet janë shkatërruar nga forcat ruse në bombardimet e tyre të përditshme, raporton BBC.

Lesia Vasylenko, një deputete ukrainase, shkroi në Twitter se qyteti po “shkatërrohet nga qielli” dhe përsëriti thirrjen e Presidentit Volodymyr Zelensky drejtuar vendeve perëndimore që të vendoset një zonë e ndaluar fluturimi mbi vend.

Sipas raportit ekipet e shpëtimit në qytet po përpiqen të nxjerrin të mbijetuarit e sulmit që ndodhi në teatër, ku rreth 1000 njerëz kryesisht gra dhe fëmijë ishin të fshehur aty.

Përpjekja e shpëtimit po vazhdon mes bombardimeve të forta nga forcat ruse në periferi të qytetit.