Autoritetet e Gazës: 25,295 palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftës
Publikuar:
(22.01.2024 13:22:46)

Numri i viktimave civile palestineze vazhdon të rritet në sulmet në Rripin e Gazës të kryera nga forcat ushtarake izraelite. Që nga fillimi i luftës, 25,295 janë vrarë në enklavë, sipas Ministrisë lokale të Shëndetësisë, të drejtuar nga Hamasi, ndërsa mbi 63,000 janë plagosur. Luftimet intensive në Gaza ndaj Hamasit vijojnë prej 7 tetorit kur militantët islamikë sulmuan tokën hebrenje, duke shkaktuar vdekjen e 1200 civilëve. Në mesin të viktimave kishte edhe pjesëtarë të policisë dhe ushtrisë izraelite.