Armëpushim i ri? Pritet takim së shpejti mes Izraelit, Egjiptit dhe Katarit

Burimet egjiptiane i thanë Sky News Arabia se Izraeli i ka kërkuar Egjiptit dhe Katarit që të ndihmojnë për të ndërmjetësuar një marrëveshje tjetër armëpushimi me Hamasin, sipas së cilës do të liroheshin më shumë pengje izraelitë të mbajtur në Gaza. Sipas burimeve, së shpejti do të zhvillohet një takim trepalësh mes zyrtarëve izraelitë, egjiptianë dhe katar, me ndërmjetësimin e SHBA.