Armëpushim i përkohshëm në dy qytete ukrainase

Ukraina

Është dita e dhjetë e pushtimit rus të Ukrainës – ja se çfarë ka ndodhur deri më tani:

• Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka shpallur një armëpushim të përkohshëm dhe hapjen e korridoreve humanitare për civilët nga ora 10:00 me kohën lokale të Moskës (07:00 GMT) të shtunën nga dy qytete në Ukrainën juglindore, Mariupol dhe Volnovakha

• Rusia thotë se ka rënë dakord për rrugët jashtë qyteteve me palën ukrainase, por ne nuk kemi parë konfirm im për këtë nga Ukraina

• Mariupoli është një qytet port i madh dhe prej disa ditësh është i rrethuar nga forcat ruse. Ka pasur edhe luftime të ashpra në Volnovakha

• Më herët, kryetari i bashkisë së Mariupolit bëri thirrje që civilët të lejohen të largohen mes asaj që ai e quajti një “bllokadë” nga forcat ruse.

• Në vende të tjera, luftimet vazhdojnë. Shpërthime të shumta u dëgjuan në Kharkiv, në verilindje të Ukrainës, raporton BBC.

• Në qytetin lindor Sumy, i cili është i rrethuar nga trupat ruse, granatimet filluan në orën 05:00 (02:00 GMT) sipas mediave ukrainase./SHQIP.com