Apple thotë se ndalon të gjitha shitjet e produkteve në Rusi

APPLE

Kompania Apple tha të martën se ka pezulluar të gjitha shitjet e produkteve në Rusi në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

Ne jemi thellësisht të shqetësuar për pushtimin rus të Ukrainës dhe qëndrojmë me të gjithë njerëzit që po vuajnë si rezultat i dhunës, tha Apple në një deklaratë, raporton Reuters.

“Ne po mbështesim përpjekjet humanitare, po ofrojmë ndihmë për krizën e refugjatëve që po shpaloset dhe po bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur ekipet tona në rajon”, shtoi Apple.

Kompania përshkroi një sërë veprimesh në përgjigje të pushtimit, duke përfshirë ndalimin e të gjitha eksporteve në kanalet e saj të shitjes në vend.

Apple Pay dhe shërbimet e tjera kanë qenë të kufizuara, tha kompania. Mediat shtetërore ruse, RT News dhe Sputnik News, nuk janë më të qasshme për shkarkim nga Apple Store jashtë Rusisë. Të martën, përdoruesit në Rusi ishin ende në gjendje të hynin në dyqanin online të Apple, por përpjekjet për të blerë një iPhone treguan se ato nuk ishin të qasshme për porositje.