Apel i ri izraelit: Banorët e veriut të Gazës të ikin në jug

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite në gjuhën arabe bëri një tjetër thirrje për banorët palestinezë në Rripin verior të Gazës që të ikin në jug, duke thënë se kjo ishte “për sigurinë tuaj”. IDF raportoi se korridori do të jetë i hapur deri në orën 16:00 sot. Ai gjithashtu njoftoi “një pezullim të përkohshëm taktik të aktiviteteve ushtarake gjatë ditës”, në një zonë të kufizuar të Gazës, midis orës 10:00 dhe 14:00, “në lagjet e Al-Salam dhe Al-Nour në rajonin Jabalia ” .