Anëtarësimi i Ukrainës në BE do të diskutohet në “ditët e ardhshme”, tha Presidenti i Këshillit Evropian

Kërkesa e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të diskutohet në “ditët e ardhshme”, tha Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel përmres një postimi në Twitter.
Ai shkroi se “BE qëndron fort në krah të Ukrainës në përpjekjet për të lehtësuar vuajtjet humanitare të shkaktuara nga agresioni rus dhe për të garantuar sigurinë bërthamore”, shtoi Michel. “Solidariteti, miqësia dhe ndihma e paprecedentë e BE-së për Ukrainën janë të palëkundura.”
The EU’s solidarity, friendship and unprecedented assistance for #Ukraine are unwavering.
We will discuss Ukraine’s membership application in coming days.
— Charles Michel (@eucopresident) March 7, 2022
Ndërkohë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjithashtu postoi në Twitter në lidhje me telefonaten e tij me Michel.
“Diskutuam kërcënimin ndaj objekteve bërthamore, granatimet e infrastrukturës civile dhe kritike. Ne duhet ta ndalojmë këtë. Ngriti çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në BE. Populli i Ukrainës e meriton këtë. Ndaloni Rusinë”, shkroi ai.
Held regular talks with @eucopresident. Discussed the threat to nuclear facilities, shelling of civilian and critical infrastructure. We have to stop this. Raised the issue of 🇺🇦’s membership in the #EU. The people of Ukraine deserve this. #StopRussia
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 7, 2022