Ambasada amerikane në Kosovë për zgjedhjet lokale: Tjetër fitore e demokracisë në Kosovë

Ambasada amerikane në Kosovë.

Ushtruesi i detyrës së ambasadorit amerikan në Kosovë, Nicholas Giacobbe, zgjedhjet lokale i ka quajtur “fitore tjetër e demokracisë”, transmeton Shqip.com.

Përmes një postimi në Twitter, ai tha se është inkurajuese të shohësh shqiptarët e Kosovës teksa votojnë me pjekuri.

“Është inkurajuese të shohesh shqiptarët e Kosovës teksa votojnë dhe përmes kutive të votimit dëmostrojnë fitore tjetër të demokracisë. Ne duhet të qëndrojmë vigjilentë përballë pandemisë: të respektojmë masat qeveritare dhe të festojmë me familjen në shtëpi. #BëniPjesën tuaj #DemokracinëDërguesit”, ka shkruar Giacobbe.

Ndryshe, procesi i votimit ka përfunduar në zgjedhjet lokale të mbajtura të dielën, dhe tashmë ka filluar numërimi i votave në të gjithë vendvotimet.

Ndërkaq, janë publikuar disa sondazhe ku përcaktohen disa fitues pa balotazh në disa komuna.