Ambasada amerikane fton qytetarët t’i raportojnë parregullsitë në Zgjedhjet Lokale

Ambasada amerikane në Kosovë.

Ambasada e Amerikës në Kosovë, ka ftuar qytetarët e Kosovës që t’i raportojnë parregullsitë në Zgjedhjet Lokale që po zhvillohet këtë të diele në 21 komuna.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook kjo ambasadë iu kërkon qytetarëve që t’i lajmërojnë parregullsitë e mundshme në organet e rendit, por edhe në medie.

“Raportoni çdo parregullsi në Polici, Prokurori apo autoritetet zgjedhore ose mediet e Kosovës”, thuhet në postimin e ambasadës.

Në Kosovë po garohet në 21 komuna në balotazh dhe qytetarët nga ora 07 e mëngjesit iu kanë drejtuar kutive të votimit.