Alarmohet OBSH: Izraeli dha urdhër të zbrazen magazinat me ilaç dhe ushqime në Gazën jugore

“E vërteta është se ne nuk ju kërkuam evakuimin e depove dhe ua kemi bërë të qartë (dhe me shkrim) përfaqësuesve kompetentë të OKB-së. Do të prisnim, të paktën, nga një zyrtar i Kombeve të Bashkuara të ishte më i saktë”. Kështu shkruan në rrjetin social ‘X’, departamenti izraelit për Koordinimin e Aktiviteteve Qeveritare në Territore (Cogat) duke iu përgjigjur Sekretarit të Përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili më parë kishte njoftuar në të njëjtin rrjet social se kishte “marrë njoftimin nga Forcat e Mbrojtjes izraelite për hiqni furnizimet tona nga magazina jonë mjekësore në Gazën jugore brenda 24 orëve, pasi operacionet tokësore do ta rrëzojnë atë.”