Aktori Sean Penn viziton prapë Ukrainën

Aktori i njohur Sean Penn, ka vizituar prapë Ukrainën.

Ukraina ndodhet në ditën e 34-të të luftës, ndërkaq Penn ka njoftuar se po ndihmon në programe dhe organizata bamirësie.

Penn, po ndihmon refugjatët ukrainas, përmes donatorëve të ndryshëm.

Ai në një postim në rrjetin social Twitter, postoi një fotografi së bashku me guvernatorin e Lviv, Maksym Kozytskyy.

“Unë isha në Lviv, Ukrainë sot me ekipin CORE, duke zhvilluar strategji me qeverisjen vendore dhe OJQ-të për të rritur programet tona brenda vendit”, ka shkruar Penn.

Ndër të tjera, në ditët e para të luftimeve Sean Penn kishte shkuar në Ukrainë për të bërë një dokumentar për pushtimin rus.

I was in Lviv, Ukraine today with CORE team, strategizing with local governance & NGO’s to scale up our in-country programs. Good meeting with Gov. Maksym Kozytskyy. To learn more go to https://t.co/snKeUz99Fm or text “CORE” to 24365 to donate. pic.twitter.com/ASHavYHlvy

— Sean Penn (@SeanPenn) March 28, 2022