AGK-ja thotë se puna e gazetarëve po rrezikohet

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas incidenteve në veri, duke shprehur shqetësimin për rrezikun e vazhdueshëm që po u kanoset gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve gjatë raportimeve të tyre nga veriu i Kosovës.

Gjatë orëve të vona të ditës së sotme, në ndërkohë që po raportonin për situatën në veri, një eksploziv shpërtheu fare pranë ekipit të RTV Dukagjinit.

Lexo edhe:
Momenti kur hidhen mjete shpërthyese afër gazetares që po raportonte nga Zveçani

Përgjatë raportimit të drejtpërdrejtë të gazetares, Doruntina Bylykbashi, shihet dhe dëgjohet shpërthim i madh.

AGK-ja u bënë sërish thirrje institucioneve kompetente që të marrin masa për të siguruar gazetarët gjatë raportimeve të tyre në Veri të Kosovës.