Afrika e Jugut padit Izraelin për gjenocid në Gjykatën e Hagës
Publikuar:
(11.01.2024 14:41:45)

Afrika e Jugut ka ngritur akuza ndaj Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, për gjenocid në Gaza. Mirëpo, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, duke folur në Rai Radio tha se është Hamasi përgjegjës për atë që po ndodh në Gaza. Megjithatë, kryediplomati italian i bëri thirrje Tel Avivit të mbrojë jetët e civilëve. “Këtu ka një sulm që prek një popullsi civile”, shtoi Tajani, “ne vazhdojmë të ftojmë Izraelin, i cili është një vend mik, të mos kalojë kufijtë e reagimit të duhur për të mposhtur Hamasin, i cili është me të vërtetë përgjegjës për atë që po ndodh. në Rripin e Gazës”.