Abu Mazen: SHBA-ja përgjegjëse për gjakderdhjen në Gaza
Publikuar:
(09.12.2023 21:41:39)


Shtetet e Bashkuara janë “përgjegjëse për gjakderdhjen” në Rripin e Gazës. Kështu bëhet e ditur në një shënim të presidentit të Autoritetit Palestinez (PNA), Abu Mazen, pas vetos amerikane ndaj rezolutës për armëpushim të menjëhershëm, të votuar dje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia palestineze Wafa. “Vendimi do të jetë një turp që do të ndjekë Shtetet e Bashkuara për shumë vite,” shtoi Abu Mazen. Duke e përshkruar pozicionin amerikan si “imoral”, presidenti i AP tha se ai e mbante Uashingtonin “përgjegjës për gjakderdhjen e fëmijëve, grave dhe të moshuarve palestinezë në Rripin e Gazës nga duart e forcave okupuese izraelite”.