Abdixhiku: Ta ruajmë standardin e demokracisë, kështu jemi të gjithë fitues

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Lumir Abdixhiku.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sapo ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar.

Ai tha e sot është ditë e veçantë dhe ditë feste, ndërsa shton se do të fitoj gjithë Kosova.

“Sot është një ditë e veçantë dhe demokratike për Kosovën, një ditë kur vendimmarrja kalon tek qytetarët aty ku duhet të jetë gjithmonë. I uroj qytetarët për festë të demokracisë dhe të ruajmë këtë standard demokracie që e tash e sa kohe e dëshmojmë, me këtë standard, fitues janë të gjithë, fitues është Kosova” përfundoi Abdixhiku.

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prishtinë kandidat për kryetar e ka Përparim Ramën i cili në balotazh është me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia.