Abdixhiku: Republika është e pavdekshme
Publikuar:
(17.02.2023 09:58:20)

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar përmes një video në Facebook, Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
“Të mirët tanë lartnuan shtetin, të drejtit i dhanë shkëlqimin e përditshëm. Të gjithë bashkë i bëmë vendin – të barabartë mes popujve të lirë.
Kjo ëndërr e ky rrugëtim duhet të vazhdojë me po aq përkushtim. Sepse ky rrugëtim s’ka kthim mbrapa. Sepse Kosova, atdheu ynë, është i përhershëm. Sepse Republika është e pavdekshme.
Urime dita e pavaresise Kosove!
Të paqim përgjithmonë!”, ka shkruar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.