Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim
Publikuar:
(07.11.2022 21:56:25)

Pas dy krerëve të partive opozitare, Ramush Haradinaj dhe Memli Krasniqi edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pritet që nesër të marrë pjesë në takim me kryeministrin Kurti.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Sibel Halimi.
Takimi midis Kurtit dhe krerëve të partive opozitare pritet të ndodh në mëngjes. Tema kryesore e këtij takimi pritet të jetë situata në veri të vendit.