30 ushtarë izraelitë të vrarë që nga fillimi i operacioneve tokësore

Tridhjetë ushtarë izraelitë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i operacioneve tokësore. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi ushtarak Richard Hect. Forcat izraelite kanë përfunduar “rrethimin” e qytetit të Gazës, duke ndarë kështu pozicionet e Hamasit në veri të Rripit nga ato në jug. Për civilët, shtoi ai, është përgatitur një “korridor evakuimi”, nga veriu në jug për një kohëzgjatja prej 4 orësh. “Përpjekjet humanitare vazhdojnë dhe dje 75 kamionë hynë” nga Egjipti në veri të Rripit.