24 762 të vdekur në Gaza nga sulmet izraelite prej 7 tetorit 2023
Publikuar:
(19.01.2024 14:32:53)


Numri i të vdekurve të shkaktuar nga hakmarrja izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është rritur në 24,762 të vdekur dhe 62,108 të plagosur. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi. Vetëm në 24 orët e fundit, 142 palestinezë kanë humbur jetën, ndërsa 278 janë plagosur në enklavën palestineze.